PYETJE NGA KLASA E PESTË (sipas planprogramit të vjetër)
-pyetjet prej 1 deri në 72 janë të vleshme për klasën e VI, të tjerat vlejnë për klasën e VII
1. Ç’është biologjia?
Biologjia është shkencë natyrore që merret me studimin e jetës, pra bimëve, shtazëve dhe njeriut.
2. Ç’kuptojmë me fjalën biologji?
Fjala biologji rrjedh nga dy fjalë greke: bios = jetë dhe logos = shkencë, pra shkencë mbi jetën.
3. Cilat janë degët kryesore të biologjisë?
Degët kryesore të biologjisë janë: botanika e cila studion bimët, zoologjia e cila studion shtazët dhe antropologjia e cila studion njeriun.
4. Si i quajmë ndryshe në biologji bimët, shtazët dhe njeriun?
Në biologji, bimët, shtazët dhe njeriun ndryshe i quajmë qenie të gjalla.
5. Nga çka e kanë të ndërtuar trupin, bimët, shtazët dhe njeriu?
Bimët, shtazët dhe njeriu trupin e kanë të ndërtuar nga qelizat.
6. Ç’është qeliza?
Qeliza është njësi themelore ndërtuese dhe funksionale e çdo qenie të gjallë.
7. Çfarë formash mund të kenë qelizat?
Qelizat kanë forma të ndryshme si: topthore, pllakore, boshtore, të degëzuara etj.
8. Si i ndajmë bimët varësisht nga ndërtimi i trupit të tyre?
Varësisht nga ndërtimi i trupit të tyre, bimët i ndajmë në: bimë të ulëta (talofite) dhe bimë të larta (kormofite).
9. Ku është dallimi në mes të bimëve të ulëta dhe bimëve të larta?
Dallimi në mes të bimëve të ulëta dhe bimëve të larta është se bimët e ulëta nuk i kanë mirë të diferencuara organet bimore: rrënjën, kërcellin dhe gjethin, ndërsa bimët e larta këto organe i kanë mirë të diferencuara.
10. Cilat bimë bëjnë pjesë në talofite (bimë të ulëta)?
Në talofite (bimë të ulëta) bëjnë pjesë: bakteret, algat, kërpudhat dhe likenet.
11. Si i ndajmë organizmat në bazë të ndërtimit dhe numrit të qelizave?
Në bazë të ndërtimit dhe numrit të qelizave, organizmat i ndajmë në: njëqelizorë dhe shumëqelizorë.
12. Cili është dallimi ndërmjet baktereve dhe algave?
Dallimi ndërmjet baktereve dhe algave është se bakteret janë talofite njëqelizore pa bërthamë mirë të diferencuar, shumica nuk kanë kloroplaste prandaj ushqehen me ushqim të gatshëm ndërsa algat janë talofite njëqelizore dhe shumëqelizore me bërthamë mirë të diferencuar, të gjitha algat kanë kloroplaste dhe vet e krijojnë ushqimin me anë të fotosintezës.
13. Si i ndajmë organizmat në bazë të mënyrës së të ushqyerit?
Në bazë të mënyrës së të ushqyerit, organizmat i ndajmë në: autotrofë dhe heterotrofë.
14. Kush bë pjesë në grupin e bimëve të larta (kormofite)?
Në grupin e bimëve të larta (kormofite) bëjnë pjesë: myshqet, fierorët dhe bimët me farë (farëzhveshurat dhe farëveshurat).
15. Si i ndajmë rrënjët varësisht nga prejardhja?
Varësisht nga prejardhja, rrënjët i ndajmë në: rrënjë të vërteta të cilat zhvillohen nga rrënjëza e embrionit dhe rrënjë adventive të cilat zhvillohen nga kërcelli ose gjethi.
16. Cili është roli i rrënjës?
Rrënja ka disa role: ajo përforcon bimën për tokë, thithë ujin dhe kripërat minerale nga toka si dhe te disa bimë deponon materiet ushqyese.
17. Numro format e rrënjës?
Format e rrënjës janë: rrënjët e degëzuara, rrënjët e dejëzuara (xhufkore), rrënjët boshtore dhe rrënjët rrepore.
18. Cilat pjesë i dallojmë në prerjen gjatësore të rrënjës?
Në prerjen gjatësore të rrënjës dallojmë: kësulën, konin vegjetativ, zonën e rritjes dhe zonën e qimeve thithëse.
19. Cilat pjesë i dallojmë në prerjen tërthore të rrënjës?
Në prerjen tërthore të rrënjës dallojmë: epidermën, lëvoren, kambiumin dhe cilindrin qendrorë.
20. Cili është roli i kambiumit në rrënjë?
Roli i kambiumit në rrënjë është se përmes tij rrënja vazhdimisht trashet.
21. Në ç’drejtim rritet rrënja?
Rrënja rritet në drejtim të gravitetit të tokës.
22. Te cilat bimë mungon zona e qimeve thithëse?
Zona e qimeve thithëse mungon të rrënjët e bimëve ujore.
23. Ç’quajmë bisk?
Bisk quajmë një pjesë të kërcellit së bashku me gjethe.
24. Si i ndajmë bisqet sipas vendit ku jetojnë?
Sipas vendit ku jetojnë, bisqet i ndajmë në: bisqe mbitokësore dhe bisqe nëntokësore.
25. Sa lloje të sytheve dallojmë?
Tek bimët dallojmë: sythet kulmorë dhe sythet anësorë e te disa bimë edhe sythet e fjetura.
26. Si i ndajmë bimët varësisht nga ndërtimi i kërcellit?
Varësisht nga ndërtimi i kërcellit, bimët i ndajmë në: barishtore dhe drunore.
27. Cili është roli i bisqeve?
Roli i biskut është të lidh gjethet me pjesët e tjera të bimës dhe t’i furnizojë ato me ujë dhe kripëra minerale që i merr nga rrënja, shpërndan materiet organike të krijuara në gjeth si dhe në bisqet nëntokësore bëhet rezervimi i materieve ushqyese dhe ruajtja e sytheve gjatë kohës së dimrit.
28. Çka quajmë osmozë?
Kalimi i tretësirës me përqëndrim më të vogël kah tretësira me përqëndrim më të madh nëpër membranën gjysmëlëshuese quhet osmozë.
29. Ç’është kërcelli?
Kërcelli është organ bimor vegjetativ i cili mbanë gjethet, lulet dhe frutat.
30. Si i ndajmë bimët drurore varësisht prej formës së kurorës dhe degëzimit?
Varësisht prej formës së kurorës dhe degëzimit, bimët drurore i ndajmë në: drurë, shkurre dhe gjysmëshkurre.
31. Ç’është gjethi?
Gjethi është organ vegjetativ bimor, rëndom i gjelbër, i shtypur, me rritje të kufizuar, në të cilin kryhen: frymëmarrja, fotosinteza dhe transpiracioni.
32. Cilat procese me rëndësi për bimët kryhen në gjethe?
Në gjethe kryhen tri procese me rëndësi për bimët si: fotosinteza, frymëmarrja dhe transpiracioni.
33. Cilat janë pjesët e gjethit?
Pjesët e gjethit janë: baza, bishti dhe peta.
34. Çka janë bimët halore?
Bimët, gjethet e të cilave kanë formë të halave siq janë: pisha, bredhi, hormoqi etj. Janë bimë halore.
35. Cilat janë format e gjethit?
Gjethet kanë forma të ndryshme si: vezake, veshkore, rombike, eliptike, gjilpërore, shtizore etj.
36. Çka dallojmë në petën e gjethit?
Në petën e gjethit sidomos në kundërfaqen e tij dallojmë disa pjesë pejzore të quajtura dej dhe të cilat së bashku formojnë dellëzimin e gjethit.
37. Ç’është gjethi i thjeshtë e ç’është gjethi i përbërë?
Gjethi, bishti i të cilit mbanë vetëm një petë quhet gjeth i thjeshtë ( gjethi i mollës, dardhës, kajsisë etj.) ndërsa gjethi, bishti i të cilit mbanë disa petë quhet gjeth i përbërë (gjethi i gështenjës, akacisë, tërfojës etj.).
38. Ç’është dellëzimi dhe çfarë mund të jetë ai?
Dellëzimi paraqet tërësinë e dejve që ka peta e gjethit dhe mund të jetë: dellëzim rrjetor dhe dellëzim paralel.
39. Si i ndajmë bimët në bazë të rënies së gjetheve?
Në bazë të rënies së gjetheve, bimët i ndajmë në: bimë gjetherënëse dhe bimë gjethembajtëse.
40. Cilat pjesë të gjethit i dallojmë në prerjen tërthore të tij?
Në prerjen tërthore të gjethit dallojmë: epidermën e faqes, indin gardhorë, indin shpuzorë, tufat përquese dhe epidermën e kundërfaqes me gojëza.
41. Çfarë roli luajnë stomet ose gojëzat?
Stomet ose gojëzat kanë dy role: bëjnë këmbimin e gazeve (përmes tyre merret CO2 dhe lirohet O2) dhe transpiracionin .
42. Ç’është fotosinteza?
Fotosinteza është proces i ndërlikuar bimorë i krijimit të materieve organike nga uji dhe CO2 me pjesëmarrjen e dritës dhe të klorofilit me ç’rast lirohet O2.
43. Ku kryhet fotosinteza?
Fotosinteza kryhet te bimët e gjelbërta, në kokërrzat e klorofilit të cilat gjenden në kloroplaste.
44. Si quhet pigmenti i cili ua jep ngjyrën e gjelbërt bimëve?
Pigmenti i cili bimëve ua jep ngjyrën e gjelbër quhet klorofil.
45. Cili faktorë është i nevojshëm për krijimin e klorofilit?
Për krijimin e klorofilit është e nevojshme drita.
46. Cilat kushte nevojiten për kryerjen e fotosintezës?
Për kryerjen e fotosintezës janë të nevojshme këto kushte: klorofili, uji dhe kripërat minerale, dioksidi i karbonit dhe drita.
47. Cili është prodhimi i fundit i fotosintezës?
Prodhimi i fundit i fotosintezës është amidoni.
48. Cili gaz lirohet gjatë fotosintezës?
Gjatë fotosintezës lirohet oksigjeni.
49. Ç’është frymëmarrja?
Frymëmarrja është proces i djegies së materieve organike në qelizë gjatë të cilit proces harxhohet O2 dhe lirohet CO2, H2O dhe energjia.
50. Çfarë rëndësie ka oksigjeni në procesin e frymëmarrjes?
Oksigjeni ka rëndësi në procesin e frymëmarrjes sepse në prani të tij në qeliza bëhet djegia e ushqimit.
51. Si e marrin ajrin bimët ujore e si ato tokësore?
Bimët ujore ajrin e tretur në ujë e marrin me tërë sipërfaqen e trupit ndërsa ato tokësore, ajrin e marrin përmes stomeve.
52. Pse frymëmarrja është proces i kundërt me procesin e fotosintezës?
Frymëmarrja është proces i kundërt me procesin e fotosintezës sepse gjatë frymëmarrjes O2 shfrytëzohet kurse gjatë fotosintezës lirohet; gjatë frymëmarrjes CO2 lirohet kurse gjatë fotosintezës shfrytëzohet; gjatë frymëmarrjes materiet organike zbërthehen dhe lirohet uji dhe energjia kurse gjatë fotosintezës materiet organike krijohen dhe lidhet energjia e dritës si energji kimike.
53. Çka quajmë transpiracion?
Transpiracion quajmë procesin e lirimit të ujit nga bimët në formë të avullit.
54. Cilat kushte nevojiten për kryerjen e transpiracionit?
Për kryerjen e transpiracionit nevojiten këto kushte: uji, temperatura, lagështia e ajrit, erërat dhe puna e rregullt e stomeve.
55. Ç’rëndësi ka transpiracioni për bimët?
Transpiracioni ka rëndësi të madhe për bimët sepse mundëson qarkullimin e ujit dhe të kripërave minerale nëpër trupin e bimës dhe freskon bimën sidomos gjatë ditëve të ngrohta të verës.
56. Ç’është lulja?
Lulja është organ bimorë që shërben për shumim seksual dhe paraqet bisk të shndërruar.
57. Prej kujt zhvillohet lulja?
Lulja zhvillohet prej sythit lulor.
58. Cilat janë pjesët e lules?
Pjesët e lules janë: bishti, shtrati, sepalet, petalet, thekët dhe pistili.
59. Ç’është pistili dhe cilat janë pjesët e tij?
Pistili është organ seksual femrorë i lules dhe përbëhet nga: vezorja, shtyllëza dhe kreza.
60. Ç’janë thekët dhe cilat janë pjesët e tyre?
Thekët janë organe seksuale mashkullore të lules dhe përbëhen nga: fijëza dhe strajca e polenit.
61. Çka janë lulet e plota dhe jo të plota?
Lule të plota janë lulet që i kanë të gjitha pjesët ndërsa lule jo të plota janë lulet që nuk i kanë të gjitha pjesët ( lulet e dushkut, lajthisë etj.).
62. Çka janë lulesat?
Lulesat janë grumbull lulesh të cilat qëndrojnë në një bisht.
63. Çka quajmë pluhurim ose polenizim?
Pluhurim (polenizim) quajmë bartjen e kokërrzave të polenit nga thekët në krezën e pistilit.
64. Sa lloje të pluhurimit kemi?
Kemi dy lloje të pluhurimit: pluhurimi i kryqëzuar dhe vetpluhurimi.
65. Ç’është pluhurimi i kryqëzuar?
Pluhurimi i kryqëzuar është bartja e kokërrzave të polenit nga thekët e njërës lule në krezën e pistilit të lules tjetër.
66. Kush mund ta kryej pluhurimin e kryqëzuar?
Pluhurimi i kryqëzuar kryhet me anë të insekteve, erës, ujit, shpendëve dhe njeriut.
67. Çka quajmë fekondim?
Bashkimi i qelizës seksuale mashkullore (spermatozoidit) me qelizën seksuale femrore (qelizën vezë), quhet fekondim.
68. Ç’është fruti?
Fruti është organ bimor i cili mbron farën dhe shërben për përhapjen e bimës.
69. Si i ndajmë frutat në bazë të mbështjellësit?
Në bazë të mbështjellësit frutat i ndajmë në: fruta të lëngëta (baka, bërthokla dhe molla) dhe fruta të thata (bishtaja, kapsula, akeni dhe kariopsi).
70. Kush e bënë përhapjen e frutave dhe farave?
Frutat dhe farat përhapen: vetë me anë të erës, të shtazëve, ujit dhe njeriut.
71. Cilat janë pjesët e farës?
Pjesët e farës janë: mbështjellësi, kotiledonet dhe embrioni.
72. Çfarë lloj shumimi është ai vegjetativ?
Shumimi vegjetativ është shumim joseksual i bimëve.
73. Si i ndajmë shtazët në bazë të ndërtimit dhe të prezencës së boshtit kurrizor?
Në bazë të ndërtimit dhe të prezencës së boshtit kurrizor, shtazët i ndajmë në: pakurrizorë dhe kurrizorë.
74. Cilat shtazë bëjnë pjesë në pakurrizorë?
Në pakurrizorë bëjnë pjesë: parashtazorët, shpuzorët, grykorët, skrajat, butakët, nyjorët dhe gjemborët.
75. Cilat shtazë bëjnë pjesë në kurrizorë?
Në kurrizorë bëjnë pjesë: peshqit, ujëtokësorët, zvarranikët, shpendët dhe gjitarët.
76. Cilat shtazë njëqelizore i di?
Shtazë njëqelizore janë: ameba, parameci, euglena etj,.
77. Cilat janë prodhimet e lëkurës?
Prodhimet e lëkurës janë: luspat, puplat, qimet, kthetrat, thundrat, brirët, thonjët etj.
78. Cilat organe e përbëjnë sistemin e lëvizjes?
Sistemin e lëvizjes e përbëjnë: skeleti dhe muskujt.
79. Çfarë lloje të skeleteve dallojmë sipas pozitës?
Sipas pozitës që ka skeleti në trupin e shtazëve, dallojmë: skeletin e jashtëm dhe skeletin e brendshëm.
80. Numro disa shtazë me skelet të jashtëm.
Shtazë me skelet të jashtëm janë: disa parashtazorë, shpuzorët, butakët dhe nyjorët.
81. Cila është pjesa aktive e sistemit të lëvizjes?
Pjesa aktive e sistemit të lëvizjes janë muskujt.
82. Çka quajmë shqisë?
Shqisë quajmë organet me anë të të cilave pranohen ngacmimet e ndryshme nga ambienti jetësor.
83. Cilat janë elementet të cilat e mundësojnë kalimin e një ngacmimi në ndijim?
Elementet të cilat mundësojnë kalimin e ngacmimit në ndijim janë: qeliza shqisore,fija nervore dhe qendra nervore.
84. Kush është pranues i ngacmimeve të tingujve?
Pranues i ngacmimeve të tingujve është veshi.
85. Cilat janë pjesët e veshit te gjitarët dhe në cilën pjesë është e vendosur shqisa e dëgjimit?
Veshi të gjitarët përbëhet nga tri pjesë: veshi i jashtëm, veshi i mesëm dhe veshi i brendshëm. Shqisa e dëgjimit është e vendosur në veshin e brendshëm.
86. Cilat organe të shtazëve të ndryshme shërbejnë si shqisë e nuhatjes?
Shqisa e nuhatjes te gaforret dhe te insektet është e vendosur në piptha kurse te kurrizorët në guacat hundore.
87. Numro llojet e sistemeve nervore te pakurrizorët dhe te kurrizorët?
Sistemet nervore te pakurrizorët janë: rrjetor (te grykorët) dhe ganglionar-shkallëzor (te skraja e shiut, gaforret dhe insektet) ndërsa te kurrizorët sistemi nervor është i tipit gypor.
88. Numro disa qendra që gjenden në cipën e trurit të madh?
Në cipën e trurit të madh gjenden këto qendra nervore: e të pamurit, e nuhatjes, te njeriu e shkrimit, e leximit, e të folurit,e të menduarit, e të mbajturit mend etj.
89. Cilat shtazë kanë sistem jo të plotë e cilat të plotë të tretjes?
Sistem jo të plotë të tretjes kanë grykorët ndërsa te shtazët tjera sistemi i tretjes është i plotë.
90. Tregoni pjesët e sistemit tretës te shpezët.
Sistemi tretës te shpezët përbëhet nga: goja e pajisur me sqep, gusha, lukthi gjëndror, lukthi muskulor (rrëcoku),mëlqia, pankreasi, zorra e mesme dhe kloaka.